Atalanta triumfoi 2-0 ndaj Bolognas, në ndeshjen direkte për Champions në Serinë A.

Bergamaskët iu falën dy golave të shënuar në pjesën e parë, për t’u rikthyer te fitorja, e cila mungonte prej tre ndeshjesh.

Retegui zhbllokoi takimin në minutën e 3-të, ndërsa Pasalic dyfishoi shifrat në minutën e 21-të. Bologna provoi të reagonte dhe kishte dominimin e sfidës, por nuk arriti të shënojë.

Me këtë sukses, Atalanta mban vendin e tretë me 61 pikë të grumbulluara, ndërsa Bologna zbret në vendin e pestë me 57 pikë.

/tvklan.al