Paraqitje e shkëlqyer e Strakoshës në suksesin me Juventus

Nuk humbet një duel edhe një fund shënon golin e fitores në çastet e fundit. Berat Gjimshiti ishte lojtari kyç në fitoren 3 – 2 të Atalanta me Verona në takimin e Serie A i luajtur të shtunën. “Gazzetta Dello Sport” jo më kot e vlerëson me notën 7 paraqitjen e mbrojtësit shqiptar. Gjimshiti u tregua modest në fund të sfidës.

“Isha përballë me portierin dhe mendova vetëm të shënoj dhe të fitonim ndeshjen. Mendoj se ishte një fitore e arritur nga i gjithë ekipi, pas dy humbjeve radhazi”.

Një paraqitje e shkëlqyer e Thomas Strakoshës. Pritjet e tij i dhanë Lazio fitoren 3 – 1 me Juventus. Strakosha u dorëzua vetëm një herë përballë Ronaldo, por nuk e lejoi portugezin të shënonte të tjerë gola. Nota 7 ishte e merituar për portierin e Kombëtares. Fitorja e mban Lazio në zonën Champions.

Një ditë e mbarë edhe për sulmuesit. Sokol Cikalleshi në Turqi vendosi ndeshjen me golin e tij në kohën shtesë. Akhisarspor mundi me rezultatin 4 – 3 Istanbulspor, duke qenë një nga ekipet kandidatë për t’u ngjitur në Superligën Turke. Nuk mungoi me golin e tij edhe Florian Kamberi në Skoci. Ai dha dhe një asist. Hibernian fitoi 3 – 0  Aberdeen.

Një javë e mbarë edhe për Armando Sadikun në ligën e dytë në Spanjë. Ai riktheu Malaga te fitorja me golat e tij. 2 golat e realizuar me Tenerife ishin përcaktues. Në fushë për Malaga ishte dhe shqiptari tjetër Keidi Bare.

Tv Klan