Atalanta kampione e pikëve në disavantazh




Atalanta kampione e pikëve në disavantazh

23:40 19/01/2022

Bergamasket reaguan pas golit dhe grumbulluan 14 pikë

Atalanta është ekipi që reagon më shumë kur është në disavantazh në Serie A. Bergamaskët ku luan edhe shqiptari Berat Gjimshiti kanë kthyer rezultatin duke marrë 14 pikë ose 36% e atyre të grumbulluara në total këtë sezon.

Ky reagim e mban Atalanta në zonën Champions. I dyti është Inter me 13 pikë të fituara falë reagimit pas pësimit të golit. Në të njëjtën kuotë është edhe Lazio.

Empoli i Nedim Bajramit është i katërti në këtë renditje me 12 pikë, po aq sa Sassuolo. Juventus ka marrë 8 pikë në këtë mënyrë, Napoli 7, Milan 6.

Nga skuadrat me emër më pak pikë pas disavantazh ka Roma, vetëm 3. 

Tv Klan













Të ngjashme