Fitore e rëndësishme për ekipin e Gjimshitit që ka si objektiv të jetë në katërshen më të mirë
Atalanta nuk gabon dhe dërgon një sinjal të fortë dhe të qartë në zonën e Ligës së Kampioneve. Bergamaskët mundën Udinezen 2-0 në sfidën e 22-të të Serisë A dhe shkojnë në kuotën e 36 pikëve.
Kapiteni i Shqipërisë Berat Gjimshiti e nisi titullar këtë përballje dhe tregoi siguri me ndërhyrjet e tij. Dea dominoi në pjesën e parë.
Goli i parë për Atalantën erdhi në minutën e 33 nga Ingrankir. Në të 46, Skamaka realizoi rrjetën e dytë, pas pasimit të De Kete-ler, që e mbylli sfidën me dy asiste.
Me avantazhin 2-0, pjesa e dytë u kthye në një formalitet. Bergamaskët kontrolluan takimin dhe në fund morën tri pikë të rëndësishme për objektivin e tyre Europë.
Në 11 takime të luajtura në shtëpi, Atalanta ka grumbulluar 25 pikë në këtë sezon të Serie A, duke barazuar arritjen në vitin futbollistik 1996/1997. Fitorja e pestë radhazi në shtëpi për skuadrën e Gasperinit në kampionat.
Klan News