Atalanta në 1/8 e finaleve të Champions

Atalanta në 1/8 e finaleve të Champions

12:37 12/12/2019

Atletico Madrid siguron kualifikimin

Berat Gjimshiti do të luajë në fazën me eliminim direkt në Champions League. Atalanta bëri një superndeshje ndaj Shakhtar Donatsk duke fituar 3-0 në fushën ukrainase. Zikaltrit e Bergamos shënuan tre herë në pjesën e dytë me Castagne, Pasalic dhe Gosens. Prej minutës së 77-të, kur rezultati ishte 0-1, Shakhtar luajti me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Dodo.

Në Kroaci, Manchester City fitoi 4-1 me Dinamon e Zagrebit me një tregolësh të Gabriel Jesus dhe një nga Foden.

U kualifikua edhe Atletico e Madridit që fituan 2-0 me Lokomotivën e Moskës. Joao Felix me 11-metërsh dhe Felipe ishin autorët e golave. Bayer Leverkusen u mposht po me rezultatin 2-0  nga Juventus. Ronaldo dhe Higuain ndihmuan skuadrën.

Edhe në përballjen e dytë me Galatasaray, PSG fitoi thellë. Në Paris, skuadra franceze shënoi 5 gola. Lista është shumë e pasur me Icardi, Sarabia, Mbappe, Neymar e Cavani që siguruan suksesin. Real Madrid nuk e pati të vështirë në fushën e Club Brugge ku fitoi 3-1. Mourinho me Tottenham nuk ia doli përballë Bayern Munich. Londinezët pësuan tre herë në “Allianz Arena”.

Tv Klan


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi