Atalanta u kualifikua për herë të parë në Champions League. Një sukses i merituar, pasi në fazën e dytë të kampionatit grumbulloi 41 pikë, më shumë se çdo ekip tjetër madje edhe në shënimin e golave 77 në total këtë sezon.

Rezultatet e javës së fundit kaluan bergamaskët dhe Inter, ndërsa Milan nuk e arriti objektivin Champions. Juventus dhe Napoli i Elseid Hysajt e siguruan më parë.

Tek Atalanta një ndihmë të madhe dha Etrit Berisha në gjysmën e parë, ndërsa Berat Gjimshiti gjeti më shumë hapësira në gjysmën e dytë. Gjimshiti shënoi dhe gol këtë sezon, në fitoren 4 – 1 ndaj Inter që ndikoi në klasifikimin përfundimtar.

Lazio e Thomas Strakoshës e mbylli në vendin e tetë, ndërsa Empoli i Frederik Veselit zbriti në Serie B, sëbashku me Chievon e Angelo Ndreçkës.

Tv Klan