Mbrojtësi: 2 vite më parë nuk fitonim ndeshje të tilla

Atalanta mbërriti në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, duke eliminuar Lazio falë fitores 3 – 2 edhe pse luajti shumë minuta me 10 futbollistë prej 1 kartoni në kuq. Një rol të rëndësishëm luajti Berat Gjimshiti, protagonist me golin që hapi takimin dhe ndihmë për sulmin për të tjerët.

“Sot pamë një skuadër me karakter dhe po ta mendojmë 2 vite më parë ndeshje të tilla nuk do t’i kishim fituar. Sa për golat pasi mbrojmë trajneri na kërkon të shfrytëzojmë çdo rast për të shënuar”.

“Gazzetta Dello Sport” e cilësoi si më të mirin në fushë për Atalanta. Ndërkohë në sfidën tjetër të mbrëmjes Juventus mundi me rezultatin 4 – 0 Spal.

Etrit Berisha nuk mundi të ndalte furinë e torinezëve edhe pse u përpoq në minutat e para. Juventus do të përballet me Inter në gjysmëfinale që kësaj here është me sistemin vajtje-ardhje.

Tv Klan