Lazio triumfoi minimalisht ndaj Atalantës në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Serinë A.
Në një sfidë shumë të luftuar dhe spektakolare, në fund ishin kryeqytetasit ata që festuan. Goli i shënuar nga Isaksen në minutën e 54-t, i dhuroi fitoren bardhkaltërve.
Lazio i dha kështu fund serisë prej tre ndeshjes pa fitore, ndërsa krizën e ka kaluar tek Atalanta. Për bergamaskët, kjo është humbja e tretë radhazi në kampionat.
Pas kësaj ndeshje, Atalanta mban vendin e tretë me 58 pikë, ndërsa Lazio renditet në vendin e gjashtë me 55 pikë. /tvklan.al