Atalanta siguroi vendin në sezonin e ardhshëm të Champions League, duke mundur 2 – 1 Roma në takimin e javës së 36 që u ndal pas 19 rezultatesh pozitivë radhazi.
Berat Gjimshiti ishte në fushë për 90 minuta, ndër më të mirët me ndërhyrjet e tij në mbrojtje, por pa harruar edhe përpjekjet në sulm.
Për këtë u bë pjesë e formacionit ideal të faqes statistikore Whoscored.com i vendosur në krahun e djathtë të mbrojtjes me 3. Nota e Gjimshitit është 7.86.
Kapiteni i Kombëtares nuk do të jetë i gatshëm për Atalanta në takimin e radhës në Serie A, pasi plotësoi numrin e kartonëve.
Berat Gjimshiti është aktivizuar në 33 ndeshje të kampionatit këtë sezon, duke shënuar 1 gol dhe dhënë 2 asiste.
Tv Klan