Visjan Ukcenaj zbulon planet

Aktori i humorit, Visjan Ukcenaj, ishte i ftuar këtë të shtunë tek “Rudina”, në Tv Klan, sëbashku me të birin, Divin.

Por me anë të një mesazhi, pjesë e programit u bë edhe bashkëshortja e tij, Jona, e cila përveçse u shprehu dashurinë dy njerëzve të saj më të shtrenjtë, kishte edhe një pyetje për aktorin e “Klanifornia”-s.

Jona Xhelilaj: Por para se të iki, kam edhe një pyetje tjetër për babin. Dua që t’i them që kur kemi qenë herën e fundit tek Rudina, kur Divi ishte tek barku i mamit,  kemi folur për dasmën, që do ta bëjmë atëherë kur Divi të lindë dhe të jetë prezent në dasmë. Tani që Divi vajti 1 vjeç e gjysmë. Kur do ta bëjmë atë dasmën?

Visjan Ukcenaj: E bëjmë me ‘Skype’ shpirt, me ‘Skype’.

Rudina: I ke premtuar ë, vazhdon të jetë në planet tuaja dasma?

Visjan Ukcenaj: Po, ne kemi shumë dëshirë ta bëjmë një ceremoni të bukur, të themi të drejtën. Madje, pse jo, mund të jetë edhe shumë shpejt.

Rudina: Sapo të ekzistojë mundësia të bëjmë dasma, se tani nuk është hapur akoma.

Visjan Ukcenaj: Po tani nuk bëhet asgjë, s’po jetojnë njerëzit, njerëzit janë stresuar.

Rudina: Doni të bëni një festë të madhe? Si e kishit imagjinuar?

Visjan Ukcenaj: Jo të madhe, duam të bëjmë diçka speciale dhe fokusi të jemi ne. D.m.th. duam të bëjmë diçka të veçantë që të mbetet përjetësisht kujtim vetëm për ne. Pra, njerëzit tanë më të afërt, do të jenë të ftuar në diçka speciale tonën. Sepse rëndom në Shqipëri shohim që dasmat bëhen për fisin dhe nuk jemi dakord me këtë pjesë.

Rudina: Pra doni që ta shijoni?

Visjan Ukcenaj: Po, ta shijojmë ne…Ne do ta bëjmë një dasmë dhe s’ka gjë më të bukur se në dasmë Divin t’i mbajë fustanin mamit. /tvklan.al