Projekti ambicioz i Institutit të Salzburgut

Inteligjenca artificiale do të përfundojë simfoninë e 10 të Bethovenit, që kishte mbetur e papërmbushur pas vdekjes së kompozitorit në vitin 1827. Ky të paktën është projekti ambicioz i Institutit të Salzburgut, që ka dhënë rezultatet e para dhe pritet të përfundojë punën e gjeniut të muzikës.

Pavarësisht se është e vështirë të riprodhohet e njëjta cilësi e dorës së Bethovenit, synimi është që të integrohen ato fragmente muzikore për të sjellë një fluks muzikor të paktën koherent dhe pavarësisht se është mjaft ambicioze si ide, autorët janë optimistë që të paktën për festimet që do të mbahen në Bonn për 250-vjetorin e lindjes së tij gjithçka të jetë gati.

Programuesit dhe muzikantët e përfshirë në projekt kanë pohuar se në nisje të projektit, inteligjenca artificial prodhoi pjesëza muzikore shumë mekanike dhe përsëritëse, por gjatë javëve të fundit është përmirësuar ndjeshëm si programi ashtu edhe rezultatet.

Të tilla eksperimente nuk janë të reja, pasi më parë ekspertët janë përpjekur të ndjekin gjurmët edhe të kompozitorëve të tjerë të papërsëritshëm si Bach, Mahler dhe Schubert.

Klan Plus