Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti Volkswagen me targa AA686BF në fshatin Bruç të Matit.

Me automjet udhëtonte 42-vjeçari Dhimitër Lleshaj, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë lëndim nga të shtënat me armë.

Ai ka bërë denoncim në polici për këtë ngjarje. Lleshaj ka sqaruar se lëvizte i vetëm me automjet.

Ndërkohë, në vendngjarje janë sekuestruar disa gëzhoja. Forca të shumta policore  kanë ngritur pika të shumta kontrolli, po krehin zonën për identifikimin dhe kapjen e autorit. /

tvklan.al