Pas ngjarjes autorët djegin makinën. 50-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën

Një atentat me armë zjarri ndodhi pak pas mesnate në qytetin e Fierit. Persona ende të paidentifikuar qëlluan në drejtim të një 50-vjeçari me iniciale N.Xh, i cili mbeti i plagosur.

Sipas policisë, i plagosuri banon në Vlorë, por në momentin e ngjarjes ndodhej tek tezja e tij, në lagjen Mbrostar-Ferko. Aktualisht 50-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Sa i përket autorëve, policia thotë se ata dyshohet se janë larguar me një makinë “Benz”, që pak minuta më vonë u gjet e djegur në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”.

Aktualisht autoritetet hetimore po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./tvklan.al