Atentat dy vëllezërve në Shkodër



Atentat dy vëllezërve në Shkodër

22:45 20/03/2021

Plagosen me armë zjarri Marjan dhe Hot Doçi

Dy vëllezër, Marjan dhe Hot Doçi, mbetën të plagosur mbrëmjen e së shtunës në Shkodër pas një atentati me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi në fshatin Bardhaj të njësisë administrative Rethinat rreth orës 19 e 45 minuta, ndërsa policia mundi të identifikoi Besmir Perkokën si autorin e dyshuar të këtij atentati.

Dy vëllezërit 23 dhe 30 vjeç, janë transportuar për ndihmë mjekësore fillimisht në spitalin e Shkodrës dhe më pas në atë të Traumës në Tiranë. Ata mësohet se kanë marrë njëri një plumb në krah e tjetri në këmbë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

Të dy vëllezërit kanë qenë duke udhëtuar me një makinë tip Audi pa targa në një prej rrugicat e fshatit Bardhaj, ndërsa autori i dyshuar duke përfituar nga errësira ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, si dhe forca të FNSH-së Shkodër, të cilat bën rrethimin dhe krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit, por pa rezultat.

Policia në një njoftim zyrtar bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa nuk dihen as motivet që çuan autorin drejt atentati.

Marjan dhe Hot Doçi mësohet se janë kushërinj të Gentian Doçit, personit të shpallur në kërkim si përgjegjës për rrëmbimin dhe zhdukjen në Jan Prengës, vitin e shkuar në Kamëz.

Tv Klan







Të ngjashme