Atentat kryeplakut të fshatit – TV KLAN

Atentat kryeplakut të fshatit

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar në fshatin Gribë të Gramshit. Persona ende të pa identifikuar nga policia, kanë qëlluar me armë zjarri ndaj kryeplakut të këtij fshati, Tajar Veliu 54 vjeç.

Sipas të dhënave, 54-vjeçari ka qenë në ballkonin e shtëpisë së tij kur autorët e kanë qëlluar me shumë se tre herë me kallashnikov.

Kryeplaku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe pasi ka marrë mjekimin në spitalin e Gramshit është nisur për shërbim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ende mbeten mister arsyet e këtij atentati.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve. Por deri më tani Drejtoria e Policisë nuk ka dalë me një njoftim zyrtar. /abcnews.al

Kategori
KronikeLajmet KryesoreTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*