Atentat Mariglen Hakës, vritet halla e tij (Emrat)

Atentat Mariglen Hakës, vritet halla e tij (Emrat)

00:00 22/09/2019

Fushë-Krujë – Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e një atentati në Fushë-Krujë rreth orës 23:00. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktima dhe i plagosuri janë nga zona Niklës.

Tvklan.al mëson se viktima është Shpresa Basha 50 vjeç , ndërsa i plagosuri Mariglen (Marklen) Haka 28 vjeç, halla dhe nipi.

Fillimisht u dërguan të dy në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Por, nga burime spitalore është mësuar se Shpresa Basha ka ndërruar jetë në sallën e operacionit pak pas mesnatës.

Personi që i ka shoqëruar në Spitalin e Traumës hallën dhe nipin e qëlluar me armë, është vëllai i Durim Bamit.

Burimet hetimore thonë se atentati ka ndodhur në shtëpinë e 28-vjeçarit Haka, aty ku gjendej dhe halla e tij. Aurorët kanë hapur zjarr në drejtim të të riut, por plumbat kanë prekur edhe 50-vjeçaren.

Sipas dëshmive paraprake mendohet që të kenë qene katër persona të dyshuar që kanë marrë pjesë në atentatin ndaj Hakës. Uniformat blu janë duke punuar për kapjen e tyre.

KUSH ËSHTË MARIGLEN HAKA

I njohur ndryshe dhe si Marklen Haka i lindur me 04.04.1991 është një personazh i njohur për policinë. Si një prej të “fortëve” të Fushë – Krujës 28 vjeçari u arrestua në Shtator vitin 2018 së bashku me disa persona të tjerë gjatë një aksioni të RENEA-s në Nikël të Fushë-Krujës. Ata u vunë në pranga për posedim pa leje të armëve dhe municioneve luftarake dhe shitjes së lëndëve narkotike. Bashkë me të u arrestua edhe Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, pikërisht personi që sonte transportoi në Spitalin e Traumës hallën dhe nipin që ranë pre e atentatit të armatosur. /tvklan.al


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori