Atentat me armë zjarri, autori shpallet në kërkim

Atentat me armë zjarri, autori shpallet në kërkim

10:10 17/03/2017

Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim një 22 vjeçar me inicialet Xh.D. Sipas burimeve të policës bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme.

22-vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të 24-vjeçarit me inicialet N.N, banues në Lezhë i cili po lëvizte me makinën e tij.

Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka pasur të lënduar. Ndërkohë që në vendngjarje u sekuestruan 3 gëzhoja.

Policia po punon për kapjen e autorit. /tvklan.al

Të ngjashme
UKT