Pronari i një pikë të riparimit të automjeteve në rrugën dytësore Kashar – Tiranë u plagos mbrëmjen e të hënës nga një person, që lëvizte i maskuar dhe me një motor.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30 në hyrje të servisit.

Shënjestër e atentatit ishte Emiliano Mocka, 32 – vjeç. Ai ndodhej në veturen e tij tip Porsche, bashkë kushëririn Kristian Mocka, kur atentatori qëlloi në drejtim të tyre.

Njëri nga dy plumba e pistoletës së kalibrit 9 mm plagosen pronarin e servisit në dorë.

Pas ngjarjes të dëmtuarit e kanë ndjekur autorin në autostradë për pak minuta, por ai ka mundur të largohet.

I plagosuri u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e policisë shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë një konflikt për një borxh me disa persona nga Vlora, për shërbimet e kryera për një automjet. 

Por policia nuk përjashton edhe pista të tjera që kanë të bëjnë me aktivitetin e 32 – vjeçarit.

Tv Klan

///

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në autostradën Tiranë – Durrës, fatmirësisht pa rrezik për jetën.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se rreth orës 21:30 të së hënës, në numrin e emergjencave të policisë së kryeqytetit ka ardhur një telefonatë që denonconte se i ishte bërë një atentat.

E.M i tha policisë së ndodhej në autostradën Tiranë – Durrës,  ku një person i paidentifikuar që lëvizte me motor e kishte qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja, sipas policisë ndodhi rreth orës 19:50, teksa E.M ka qënë duke hyrë në servis me makinën e tij “Porsche”, kur i është afruar një person me një motor papaq, i cili ka qëlluar në drejtim të tij dhe pasagjerit të automjetit K. M.

Për pasojë, E.M është plagosur lehtë në dorë.

Për rastin është ngritur një grup hetimor që po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje./tvklan.al