Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shijak nga një konflikt i çastit.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe si pasojë është plagosur në këmbë, me armë zjarri tip pistoletë,  B.K. 25 vjeç, banues në Shijak. I riu ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë këqyrur vendin e ngjarjes dhe mbledhur provat materiale, me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

Nga veprimet hetimore është bërë e mundur të identifikohet autori i ngjarjes, i cili dyshohet se është  I.N. 30 vjeç, banues në Shijak.

Policia ka shpallur në kërkim autorin dhe po punon për kapjen e tij.

Ky është atentati i dytë brenda 24 orëve, pas atij të ndodhur pasidten e së hënës në autostradën Tiranë-Durrës. /tvklan.al