Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne rreth orës 17:40, në lagjen “Pavarësia” në qytetin e Vlorës, ku si pasojë ka mbetur i plagosur 41-vjeçari, Mikel Mehmeti, i cili u transportua për në spital.

Mësohet se u qëllua me armë zjarri ndaj mjetit tip “Audi” me targë AA 633 VC, ndërsa dyshohet se është plagosur drejtuesi i makinës.

Burime për

tvklan.al

bëjnë me dije se disa kilometra larg vendit ku ndodhi atentati është gjetur një automjet i përfshirë nga flakët.

Dyshohet se mjeti mund të jetë përdorur nga atentatorët.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur detaje rreth këtij atentati.

/tvklan.al