Presidenti i Zimbabve, Emerson Mangagua i ka mbijetuar një sulmi me bombë. Gjatë kohës që presidenti po largohej nga një fjalim në një stadium, pati një shpërthim.

Sipas raportimeve të televizionit shtetëror zëvendëspresidenti i Zimbabve, pësoi një lëndim të lehtë në këmbë, por është jashtë rreziku.

Presidenti Mangagua erdhi në pushtet nëntorin e vitit të kaluar, duke rrëzuar pas 30 vjetësh nga froni mentorin e tij politik Robert Mugabe.

Tv Klan