Shperthim_hoteliPolicia e Tiranes ende nuk ka ndaluar asnje person si te dyshuar qe mund te kete gisht ne lidhje me atentatin e djeshem me tritol. Atentatoret duket se e kishin planifikuar gjithacka ne menyre perfekte per te mos rene ne gjurmet e policise. Tre persona mbetën të plagosur si pasojë e shpërthimit të një sasie eksploizivi në konpleksin Grifon, në rrugën “Pjeter Budi” në Tiranë.

Dje  rreth orës 9.30 minuta, 500 gramë tritoli ishte vendosur në murin ndarës të lokalit i cili ka shpërthyer me anë të një komande në distancë. Disa dëshmitarë tregojnë se gjithçka ndodhi momentin që nga lokali po dilnin Armando Ceka, Artur Sharra e Julian Çela. Njeri prej te plagosurve ndodhet ne gjendje te rende ne spitalin ushtarka ndersa dy te tjeret jane jashte rrezikut per jeten.