Një shqiptar në Itali ka rënë pre e një atentati, por fatmirësisht nuk ka humbur jetën. Mediat vendase raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth mesnatës në Asti, në zonën e quajtur Corso Matteotti.

Mësohet se shqiptari, rreth 40-vjeç me iniciale A.N. ka qenë pranë banesës së tij kur është qëlluar me armë nga një person që ndodhej në një makinë. Ai ka marrë një plumb në gjoks dhe ka kryer një operacion delikat që ka zgjatur më shumë se 5 orë.

Pas atentatit, 40-vjeçari shqiptar, i cili është me precedentë të theksuar kriminal ka rënë në tokë dhe është ndihmuar nga një banor i zonës që kishte dëgjuar krismat dhe kishte dalë nga banesa.

Mediat vendase bëjne me dije se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al