Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka hedhur në erë mbrëmë vonë një shtyllë të tensionit të lartë në zonën e Dropullit. Për rreth 1 orë Gjirokastra, Tepelena dhe Përmeti bashkë me fshtrat e tjera të jugut janë zhytur në errësirë. Sipas burimeve të Ministrisë së Rendit eksplozivi ka shpërthyer në orën 21:15 të ditës së premte rreth 12 kilometra në jug të qyetetit të Gjirokastrës.

Terroristët sipas policisë kanë përllogaritur gjithçka me detaje duke e vendosur tritolin në mënyrë që të shkatërrohej gjithçka. Shtylla e lartë 20 metra është rrëzuar dhe linja elektrike është dëmtuar plotësisht. Riparimi i defektit sipas specialistëve zgjat pesë deri në shtatë ditë.Policia ka arritur të identifikojë autorët e aktit terrorist./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili