Kjo është padyshim një ngjarje që nuk ndodh çdo ditë…

Nadia Mariscal po shijonte një akullore me dy fëmijët e saj, kur ndjeu një dhimbje therëse në fytyrë.

Fillimisht ajo mendoi se ishte goditur nga një gurë apo shkop, por 35 – vjeçarja u trondit kur zbuloi se në fakt ishte qëlluar me armë zjarri. Dhe si të mos mjaftonte kjo, plumbi kishte ngecur në hundë.

Ngjarja në fjalë ndodhi në La Plata, Buenos Aires. Gruaja shkoi me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje për heqjen e plumbit.

“Ndjeva që diçka më goditi në hundë dhe një dhimbje të fortë. Më pas nisi të dilte gjak. Ndjeva që erdhi nga lart. Besoj duhet të ndihem me fat që nuk më qëlloi në sy dhe që asgjë nuk i ndodhi fëmijëve të mi”,

rrëfeu Mariscal për mediat lokale.

Identiteti i autorit të kësaj ngjarjeje, fatmirësisht pa pasoja të rënda mbetet mister, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.

Vetë 35 – vjeçarja beson se arma u shkrep nga një apartament që kishte fushëpamje nga parku. Ajo u shpreh e tronditur dhe tha se vetëm një i çmendur mund të qëllonte në një vend të mbushur me fëmijë.

Besohet se gruaja nuk ka qenë në objektivin e autorit dhe se është qëlluar aksidentalisht.

/tvklan.al