Policia identifikon autorët e ngjarjes, shenjestra ishte Tauland Pepaj

Polica e Shkodrës ka identifikuar autoret e atentatit ndaj Tauland Pepajt.

Burime për Klan News bëjnë me dije se uniformat blu janë vënë në ndjekje të tyre.

Ngjarja ndodhi mesditën e të dielës në lagjen “Skenderbeg” në Shkodër. Sipas policisë autorët kanë qëlluar në drejtim të automjetet të 30-vjeçarit, por fatmirëshisht nuk ka të lënduar.

Krimi ka ndodhur pranë një pike karburanti. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja plumbash.

Uniformat blu bëjnë me dije se autorët kanë qëlluar nga një tjetër automjet. Polica e Shkodrës dhe FNSH kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët kryesore të qytetit.

Ato po krehin zonën për të zbardhur ngjarjen. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigursë së karburantit për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Po ashtu mësohet se nga vendi i ngjarjes është larguar edhe shenjestra Pepaj. 30-vjecari ndodhet në Komisariatin e Shkodrës për të dhënë deklarime.

Tauland Pepaj rezulton të jetë person me precedent të mëparshëm penal, ku është dënaur për veprën penale plagosje e rëndë me dashje, ngjarje e ndodhur në vitin 2017.

Pepaj pas një sherri për motive të dobëta ka plagosur një 22-vjeçar, por nuk dihet se si i riu është në liri pasi dënimi për plagosje të rëndë me dashje varion nga 5 deri 15 vjet heqje lirie.   

Klan News