Në banesën e  Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Fehmi Abdiu ka shpërthyer një lëndë plasëse eksplozivi e vendosur para derës së banesës së tij. Sasia e eksplozivit ka qënë aq e madhe, sa shpërthimi  ka shkatërruar totalisht banesën e zotit Abdiu por dhe apartamente të tjera. Në momentin e shpërthimit në banesë ndodheshin Abdiu së bashku me familjarët e tij. Për fat, në momentin e shpërthimit ata nuk ndodheshin në sallonin e pritjes e cila ndodhet pranë derës së banesës, por në një dhomë tjetër. Sapo kanë marrë vesh lajmin, në shtëpinë e Abdiut përveç forcve të policisë, është paraqitur dhe kryemisnitri Majko, ministri i Jashtëm Milo si dhe ministri i Mbrojtjes Hajdaraga. Grupi hetimor i kryesuar nga vetë Prokurori i Përgjithshëm Rakipi kanë mbërritur në vendngjarje për të kryer ekspertizat si dhe për të ndarë detyrat që do të bëjnë të mundur zbardhjen e krimit. Shpërthimi i sotshëm në shtëpinë e Abdiut erdhi disa ditë pas atentatit të bërë po në shtëpi të politikanit Sabit Brokaj.

Pamje nga shtëpia e Fehmi Abdiut ku është vendosur bomba./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj