Rreth orës 04:30 të mëngjesit, persona të paidentifikuar akoma, pranë derës së banesës së Sabit Brokaj, kanë ndezur një leckë të lagur me benzinë si dhe kanë hedhur një sasi të konsiderueshme benzine pranë derës së tij. Flaka ka përpirë banesën e Zotit Brokaj duke djegur të gjitha orenditë dhe muret e shtëpisë. Së bashku me ndihmën e familjes së tij ai ka arritur ta shuajë zjarrin. Policia është shfaqur rreth orës 05:00 ku sipas Brokaj gjithçka kishte marrë fund. Sabit Brokaj shprehet i bindur se nuk ka patur armiq. Atentati ndaj tij është i dyti pas politikanit Vasil Melo.

Pamje shtëpia e Sabit Brokaj, e djegur nga zjarri./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj