Janë 4 viktimat dhe 6 të plagosurit e një atentati në Tel Aviv.

Sulmi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen tregtare të Saronës.

Dy persona kanë hapur zjarr ndaj turmës së njerëzve, ndërmjet tavolinave të restoranteve.

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka premtuar se se nuk do të ndalet kundër terrorizmit: “Mendoj  se është evituar një tragjedie edhe më e madhe falë ndërhyrjes së qytetarëve, të agjentëve të sigurimit dhe atyre të policisë. Do të vijojmë të që godasim atentatorët dhe të mbrojmë popullsinë”, ka thënë ai.

Sipas policisë, përgjegjës të kësaj ngjarje janë dy kushërinj palestinez, që jetojnë në periferi të Hébron-it.

Një prej të dyshuarve është i shtruar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa tjetri është arrestuar nga policia dhe po merret në pyetje.

Sipas shefit të policisë së Tel Aviv-it nuk kishte asnjë të dhen për një sulm terrorist përpara se të ndodhnin të shtënat.

Në kundërpërgjigje të aktit terrorist, autoritetet izraelite njoftuan se kanë bllokuar lejen e hyrjes në territorin e tyre për më shumë se 83 mijë palestinezë, të cilët pritej të hynin në Izrael me rastin e muajit të Ramazanit.  Edhe pse nuk morën përsipër sulmin, grupi islamist Hamas e cilësoi atë si “akt heroik”.

Ky atentat vjen në një moment veçanërisht të tensionuar në kuadrin e marrëdhënieve izraelo-palestineze. Që prej 1 Tetorit kanë mbretur të vrarë, 28 qytetarë izraelit dhe mbi 200 palestinezë, pjesa më e madhe në autorë, apo autorë të mundshme të sulmeve kundër Izraelit./tvklan.al