Atentatet me eksploziv gjatë vitit 2014, ngjarje të rënda në disa rrethe të vendit

Atentatet me eksploziv gjatë vitit 2014, ngjarje të rënda në disa rrethe të vendit

19:39 18/01/2015 atentatetViti që shkoi u shenjua nga ngjarje të rënda kriminale veçanërisht nga atentatet me eksploziv.

Që në muajin janar të 2014, nje autoveturë u hodh në erë teksa po lëvizte në segmentin Plazh – Plepa, në Durrës. Drejtuesi i saj, Xhemal Çela, u plagos rendë dhe disa ditë më pas ndërroi jetë në spital. Në Shkodër iu vendos eksploziv një biznesmeni. Fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.

Në muajin mars u sulmua me tritol prona e kryetarit të Komunës së Milotit. Në Fushë – Krujë goditet me eksploziv automjeti i një efektivi policie.

Komisariati i këtij qyteti dhe zyrat e njësisë vendore u goditën disa herë. Ngjarjet kanë mbetur pa autorë.

Në qendër të Burrelit shpërtheu automjeti i një ish- punonjësi të shërbimit informativ.

Një biznesmeni në Tiranë iu vendos eksploziv në banesë ndërsa kryetarit të Komunës Farkë shtëpia iu godit me kundratank.

Pak muaj më pas, në korrik, në kryeqytet një mjet shpërthen në ecje për pasojë 3 persona mbetën të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Në muajin gusht Vlora u trondit nga atentati me tritol ndaj Isuf Brahimajt, pronari i një hoteli në ndërtim e sipër në zonën e Jonufrës në bregdetin e Vlorës. Ndërsa një vajzë 19- vjeçare që e shoqëronte në makinë dhe një kalimtar janë plagosur nga shpërthimi në ecje i automjetit. Edhe për këtë atentat policia nuk ka të arrestuar.

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur shtëpinë e ish- futbollistit Skerdi Bejzade, në Tiranë në të gdhirë të 13 shtatorit. Në kohën e shpërthimit, në shtëpi ka qenë vetëm nëna e ish- futbollistit që për momentin jeton në Gjermani.

Në nëntor tritoli goditi 3 herë brenda 12 orëve. Në Fushë -Krujë sulmohen zyrat e OSHEE, në Kamëz dhe Krujë biznese private.

Viti 2014 u mbyll më vendosje eksplozivi në banesën e një efektivi të burgut të Shën – Kollit.

Atentati me eksplozit një ditë më parë ndaj një shtetasi në Durrës, tergon qartë se edhe pse policia ndalon dhe arreston persona dhe grupe kriminale, forca parandaluese e saj, është e dështuar sa i përket këtij lloj krimi.

Tv Klan
LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT