Zbulimi i grupit kriminal që dyshohet se organizoi vrasjen e Devi Kasmit nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimin e Prokurorisë se edhe Mario Meshini i arrestuar një ditë pas atentatit është bashkëpunëtor në krim.

25 vjeçari u la në arrest me burg nga gjykata e Tiranës, ndonëse i riu i ka hedhur poshtë akuzat.

Meshini i kërkoi gjyqtares ta lironte nga qelia duke sqaruar  se nuk kishte asnjë lidhje me vrasjen e Kasmit. Avokati mbrojtës i vlerësoi të pabazuara pretendimet e prokurorisë.

Kundër këtij qëndrimi ishte përfaqësuesi i akuzës, i cili shprehu dyshime se Meshini është personi që ka nxjerrë në pritë viktimën.

25-vjeçari ishte duke folur me Devi Kasmin në momentin që ai u qëllua.

Ishte Mario Meshini që  i dha policisë përshkrimin e autorit, duke i treguar  për një person me mjekër, rreth 1.80 cm të gjatë dhe me motor. Ky përshkrim i Meshinit, përputhet me profilin 41- vjeçarit grek nga Arta që dyshohet se është ekzekutori  i Devi Kasmit.

 Tv Klan