Atentati i dyfishtë në Laç, arrest me burg për Ilir Xhepën



Atentati i dyfishtë në Laç, arrest me burg për Ilir Xhepën

16:42 29/06/2020

33-vjeçari: Nuk kam lidhje me vrasjen e Likës dhe Gjergjit

Gjykata e Kurbinit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Ilir Xhepaj, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji, mbrëmjen e 30 Majit në Kurbin. Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa Xhepaj ka mohuar të këtë marrë pjesë në atentat.

Para grupit hetimor, ai ka treguar se i njeh të dyshuarit e tjerë të akuzuar për vrasjen e dyfishtë, por ka mohuar të këtë marrë pjesë në atentat. Xhepaj u prangos dy ditë më parë në kryeqytet dhe fillimisht është mbajtur në ambientet e Policisë së Tiranës për t’u transportuar më pas drejt Kurbinit.

Në lidhje me këtë ngjarje në burg qëndron edhe Eduard Lamaj, i dyshuar si autori kryesor i vrasjes, ndërsa vijojnë të jenë në kërkim Elson Alija dhe Klaudio Perkolaj.

Tv Klan




Të ngjashme