Zbulohet të tjera detaje nga histori e hakmarrjes mes fiseve Kastrati dhe Binjaku në Fier. Viktima e fundit e kësaj hakmarrje ishte Granit Kasa ,mbrëmjen e 8 janarit në Mbrostar. Prokuroria e Fierit arriti të faktonte se organizatori dhe autori i asaj ngjarje eshte Ermal Binjaku.

Burime të rezervuara pranë grupit hetimor i thanë Tv Klan se, Binjaku ishte vënë në diejni se ndaj tij do të kryehej një atentat nga fisi Kastarti. Për këtë arsye ai me ndihmën e arrestuave Ylli Nazërajt, Ilir Memushajt dhe Florian Bushi përgatiti përgatiti atenatin e Mbrostarit. Në atë kohë 33-vjecari Bushi mbante detyrën e agjentit të SHISH deri në 21 janar, ditë kur u prangos.

Prokuroria thotë se i ka të faktuara rolet e të gjithë persona të arrestuar. Florian Bushi siguronte informacion për lëvizjen e Klement Kastratit objektiv i sulmit, por që vetëm u  plagos në 8 janar.

Këto informacione i kalonin nëpërmjet telefonit Ilir Memushajt, i cili ia dërgonte më pas Ermal Binjakut. Ndërsa roli i Ylli Nezeraj është se ka ndihmuar Ermal Binjakut dhe Ilir Memushajn.

Makina e Memushajt ka qëndruar 3 ditë e parkuar në biznesin e Nezërajt. Ndërsa natën e ngjarjes nga kqyrja e qelizave të teleonit të tij, ka rezultuar që ai të ketë qënë vetëm pak metra larg vendin ku mbeti i vdekur Granit kasa dhe u plagosën Klement Kastrati dhe Elton Margariti.