Një vrasje e tipit mafioz ka ndodhur në mesnatën mes të shtunës dhe të dielës në Athinë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Metamorfozis, ku viktimë mbeti një ish-boksier i AEK.

Njollat e gjakut në rrugë pas vrasjes

Kundër viktimës u qëllua 6 herë, por vetëm tre plumba depërtuan mbi trupin e tij dhe e lanë të vdekur në vend.

Sipas mediave greke ai është ndjekur nga dy persona që lëviznin me motor dhe ishin të maskuar dhe e kanë qëlluar pranë një restoranti.

Viktima nuk është një emër i panjohur policinë greke, pasi ish-boksieri ka qenë i përfshirë disa herë në ngjarje kriminale.

Në vitin 2007 ish-boksieri është akuzuar për dhunim të një personi dhe për rrëmbim dhe vitet e fundit dyshohet se është marrë me aktivitet kriminal./tvklan.al