Policia e qytetit të Korçës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy persona të cilët dyshohen si autorët e atentatit me armë zjarri, ku mbeti i plagosur një 39- vjeçari me inicialet M.Z. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Korçë-Ersekë.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 19.12.2017, ku u plagos me armë zjarri një person. Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti i përdorur nga autorët.

Në vijim të informacionit paraprak datë 19.12.2017, ju informojmë se specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin penal dhe po punojnë për kapjen e shtetasve :

M.D, 39 vjeç, dhe S.D, 59 vjeç, të dy banues në Korçë.

Pasi më datë 19.12.2017, tek një lokal në aksin rrugor Korçë- Ersekë, për motive të dobëta kanë plagosur me armë zjarri, në pjesën e këmbës shtetasin M.Z, 39 vjeç, banues në Korçë, i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore në Spitalin e Korçës është dërguar për ndihmë të specializuar në Tiranë ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e Policisë është sekuestruar mjeti të cilin kanë përdorur autorët e dyshuar të ngjarjes.Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim  si edhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 76,22, 278 e 25 të Kodit Penal.

/tvklan.al