Lënda eksplozive iu vendos Gjon Menës

Gjergj Cukali u arrestua nga policia si një nga personat që i bëri atentat Gjon Menës në Kamëz. Mëngjesin e 9 Shkurtit Mena po shkonte tek makina e tij, kur sapo hapi dyert me pult shpërtheu tritoli dhe ai mbeti i gjymtuar.

Policia njoftoi prangosjen e te dyshuarit Gjergj Cukali, i dënuar më parë për rrëmbim personi, vrasje dhe armëmbajtje pa leje, si dhe dy vëllezër po nga Tirana, Edmond dhe Enver. J.

Si pasojë e shpërthimit të lëndës plasëse, e cila mendohet të ketë qenë rreth 100 g, Mena ka marrë dëmtime në të dyja këmbët, pasi ka qenë në afërsi të mjetit kur ndodhi shpërthimi. Lënda nuk ishte e lidhur me mjetin, por ishte vendosur në tokë, poshtë parakolpit të makinës.

Personi kryesor i arrestuar për ngjarjen, Gjergj Cukali, ka qenë i ndaluar edhe për vrasjen e ish-policit Arben Bilalit në Tiranë, por gjykata e shpalli të pafajshëm.

Burime policore thanë se atentati me tritol ndaj Gjon Menës, po hetohet si vrasje e mbetur në tentative, me pagesë.

Tv Klan