Një prej të arrestuarve për atentatin e dështuar ndaj Gjon Menës në Kamëz do të dalë sot para Gjykatës. Gjergj Cukali, i cili sipas policisë është porositësi i atentatit ka mohuar që të ketë lidhje me ngjarjen dhe që të ketë njohje me Menën.

Ndërkohë  Policia ka dyshime se Cukali mund të jetë urdhëruar nga persona të tjerë për t’i bërë atentatin Menës, por ende kjo nuk është verifikuar.

Klan News raporton se dy të arrestuarit e tjerë, kushërinjtë Enver dhe Edmond Jamaku kanë rënë në pranga dy ditë pas ngjarjes por arrestimi i tyre është i mbajtur i fshehtë për të mos dekonsiporohej ngjarja.

Po ashtu dhe seanca për masën e sigurisë për Enver dhe Edmond Jamaku është zhvilluar në fshehtësi. Dy kushërinjtë akuzohen se janë autorët e vendosjes së tirotilit në makinën e Menës.

Lënda plasëse u vendos poshtë gomës së makinës, ndërsa pas kryerjes së aktit, dy kushërinjtë u larguan drejt Zall Bastarit, ku edhe u arrestuan.

I skeduar nga policia është dhe Gjon Mena, shënjestra që i shpëtoi atentatit, por mbeti i gjymtuar si pasojë e shpërthimit. Ai njihet dhe me emrin Altin Xhuxha, dhe rezulton se është dënuar për armëmbajtje pa leje, dhe është skeduar për vjedhje me dhunë në Francë dhe Itali./tvklan.al