Një operacion policor po zhvillohet në Lushnje në këto momente. Burime bëjnë të ditur për Tvklan.al se operacioni po kryhet për kapjen e personave që dyshohet se kanë marrë pjesë ose mund të kenë dijeni në atentatin ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoja. Në aksion po marrin pjesë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Nga ngjarja e 1 Nëntorit mbeti i plagosur vetë prokurori Ndoja, Pëllumb Muharremi dhe shoferi i Ndojit, Andi Maloku. Ky i fundit nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të rënda dhe humbi jetën këtë të enjte, gjashtë ditë pas atentatit.

Në lidhje me ngjarjen deri më tani është arrestuar Redjan Rraja. Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për të. /tvklan.al