Qyteti i Durrësit u trondit mbrëmjen e së martës nga një atentat me armë zjarri ku mbeti i vrarë 39-vjeçari Edison Harizaj, ndërsa i plagosur Genci Caci, të dy nga Vlora. Viktima dhe i plagosuri ndodheshin bashkë në një makinë në momentin që janë qëlluar me breshëri armësh. Pak më vonë në zonën e Shën Vlashit është gjetur një tjetër makinë e djegur që besohet se është përdorur nga autorët ende të paidentifikuar.

Enkeleda Arapi, gazetare e ABC News:

Për ti shpëtuar atentatorëve të cilët i ishin vënë në ndjekje kalojnë rrugën kryesore për tu futur në këtë rrugë dytësore, por sapo ata kanë bërë vetëm 20 metra janë përballur me një breshëri automatiku duke e pasur të pamundur të lëvizin.

Banori:

Ishte zhurmë shumë trishtuese sepse nuk dëgjohen zhurma të atilla. Mendova se mund të shpërthejnë mina, absolutisht që nuk e mendova ashtu. Vetëm që fëmija dhe gruaja u trembën shumë.

/tvklan.al