Atentati në Kurbin, gjenden të djegura 2 makina


Atentati në Kurbin, gjenden të djegura 2 makina

12:08 12/02/2024

Morën pjesë 7 persona. Biznesmeni: S’kam konflikte

Dy automjetet që autorët dyshohet se përdorën në atentatin ndaj biznesmenit Ardjan Gjeloshaj, mëngjesin e së shtunës në Gurëz të Kurbinit u dogjën pranë Urës së Milotit.

Aty tashmë nuk ka mbetur asgjë, pasi të dy makinat, njëra Range Rover dhe një tip Golf, janë çuar për eksperitizë në laboratorin e kriminalistikës.

Në brendësi të tyre uniformat blu gjetën dhe 4 armë automatike që autorët kishin lënë.

Djegia e automjeteve është kryer pasi autorët, që dyshohet të kenë qenë 7 persona, kryen atentatin ku mbeti i vrarë 70-vjeçari Selami Mihana, ekonomist i kompanisë së inerteve, në pronësi të Ardian Gjeloshit që u plagos.

Ky i fundit ka dhënë dëshminë e tij përpara grupit hetimor, ku ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd.

Megjithatë, pavarësisht kësaj hetuesit kanë dyshime të forta se vrasja të ketë prapravijë hakmarrjen dhe konfliktet e vjetra ku biznesmeni i inerteve ka qenë i përfshirë.

Për zbardhjen e ngjarjes policia ka marrë mbi 10 persona në pyetje, ndërsa vijon me grumbullimin e kamerave të sigurisë për të kuptuar itinerarin e lëvizjes së autorëve para dhe pas atentatit.

Tv Klan









Të ngjashme