Gjatë transmetimit të emisionit “Opinion” në Tv Klan, pas shpjegimit të gazetarit Merin Maçi për dinamikën e atentatit në Tiranë ku mbetën të plagosur 4 persona, në celularin e Blendi Fevziut mbërriti një mesazh nga babai i 11-vjeçarit që është në gjendje kome.
Në momentet e para të atentatit, ka qenë babai i dy djemve 11 dhe 17 vjeç, Bardhi Demiri, i cili udhëtonte me makinë tjetër, ai i cili mori fëmijët dhe i dërgoi te Trauma brenda një kohe shumë të shkurtër.
Pasi gazetari Blendi Fevziu e pyeti për gjendjen shëndetësore të djalit, ai u përgjigj:
“Vazhdon stabël por jemi akoma në një risk shumë të lartë”./tvklan.al