Atentati në Vlorë, shoqërohen 10 persona

Atentati në Vlorë, shoqërohen 10 persona

12:14 31/08/2019

36-vjeçari ka qenë i dënuar me 10 vjet burg për vrasje

Policia e Vlorës ka shoqëruar 10 persona që mendohet se kanë dijeni për atentatin e mbrëmshëm në Vlorë, ku mbeti i plagosur 36-vjeçari, Elius Thartori.

Burime nga policia shprehen se kanë qenë dy autorët e kësaj ngjarje. Ndërkohë gjatë marrjes në pyetje i riu ka theksuar se nuk ka mundur të identifikojë autorët. Mjekët janë shprehur se përveç plagës së plumbit, Thartori ka pasur dhe djegie. Ai ka dëshmuar se ato janë shkaktuar nga plasja e tel në dorë ndërkohë që kjo pritet të konfirmohet nga policia. Thartori është dërguar në orët e para të mëngjesit në spitalin e traumës në Tiranë.

Ish-mësuesi i fiskulturës u qëllua nga një distancë prej rreth 60 metra, teksa qëndronte në ballkonin e shtëpisë. Mësohet se 36-vjeçari ka qenë i dënuar me 10 vjet burg për vrasje. Dyshimet e para të policisë janë se krimi mund të ketë ndodhur për hakmarrje. I riu kishte jetuar prej vitesh jashtë shtetit dhe nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer në Vlorë.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori