Athina çel sezonin e festave


Athina çel sezonin e festave

11:17 02/12/2022

Pema e Krishtlindjeve me 40 mijë drita LED u ndez në kryeqytet ku morën pjesë kryebashkiakët nga e gjithë  bota

Athina çeli zyrtarisht sezonin e festave me një ceremoni shumëngjyrëshe. Pema në qendër të kryeqytetit grek u ndez të cilës iu bashkuan kryebashkiakët nga e gjithë bota.

Në një shfaqje uniteti, kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakojanis, së bashku me kryebashkiakët vizitorë nga Evropa, Amerika e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara, ndezën bredhin 21 metra të lartë, të zbukuruar me 40,000 drita LED, në sheshin Sintagma përballë ndërtesës së parlamentit të vendit.

“Gëzuar Krishtlindjet Athinë nga Amerika, nga qyteti i Nju Jorkut, Gëzuar Festat,” tha kryetari i Nju Jorkut Eric Adams, ndërsa ai së bashku me kryetarët e tjerë shtypën një buton për të ndezur dritat në pemë. Bashkia ka dekoruar 129 lagje të Athinës këtë vit me drita LED për të kursyer  energji, të cilat do të ulin konsumin.

Kjo është një kohë e vështirë, ka një luftë në kontinentin tonë, ne duhet të dërgojmë një mesazh, një mesazh të fortë nga Athina për botën që drita do të mbizotërojë mbi errësirën, një mesazh solidariteti, një mesazh dashurie dhe një mesazh paqe. Ne kemi zëvendësuar të gjitha dritat tona të Krishtlindjeve me LED, kështu që ne jemi efektivisht në gjendje të kursejmë mbi 80% të energjisë që do të thotë se ne mund të shijojmë Krishtlindjet pa frikë apo shqetësime”, ka thënë Kostas Bakoyannis.

Festimet do të zhvillohen në të gjitha qytetet si dhe tregjet për Krishtlindje do të hapen dhe do të organizohen koncerte, duke kulmuar me një shfaqje fishekzjarrë në natën e Vitit të Ri. Greqia ka subvencionuar familjet dhe bizneset për faturat e energjisë për që nga viti i kaluar për të lehtësuar krizën energjetike dhe inflacionin e lartë.

Klan News









Të ngjashme