Kundërshtohet kufizimi i të drejtës për të protestuar

Qendra e Athinës shpërtheu në dhunë dhe flakë pas miratimit në Parlament të një ligji që kufizon të drejtën për të protestuar.

Ligji u jep kompetenca të zgjeruara forcave të policisë për të ndërhyrë me dhunë për shpërndarjen e tubimeve, në momentin më të parë kur konstatohet shkelja e rregullave.

Po ashtu, organizatorët e tubimit ngarkohen me përgjegjësi penale për çdo dëm të shkaktuar gjatë protestave, ndaj janë të detyruar të bashkëpunojnë me policinë për të garantuar manifestime paqësore.

Si nismë e Demokracisë së Re në qeveri, ligji u miratua me votat e tyre. Ndërsa opozitarët e Syriza shprehën mbështetjen për protestuesit, duke akuzuar qeverinë e Mitsotakis se me ligjin e ri shkelin një prej të drejtave më themelore të njeriut, atë për të protestuar.

Tv Klan