Atletja realizoi kohën 1:55.21 në garë, amerikania e dytë që e fiton këtë medalje

Atletja amerikane Athing Mu fitoi medaljen e artë në finalen e 800 metrave për femra në Tokio 2020.

Kjo është fitorja e parë për SHBA-në në olimpiadë pas më shumë se gjysmë shekulli, ndërsa bashkëpatriotja e saj Raevyn Rogers fitoi medaljen e bronztë.

Medalja e argjentë u mor nga britanikja Keely Hodgkinson.

Atletja 19-vjeçare dominoi garën që nga nisja dhe e mbylli atë me kohën 1 minutë 55 sekonda e 21 të qindtat, duke thyer edhe rekordin amerikan dhe shënoi rezultatin e saj më të mirë.

Me triumfin e arritur, Mu i bashkohet Maddeline Manning Mims, si dy femrat e vetme amerikane që kanë fituar medaljen e artë në olimpiadë në garën 800 metra.

Manning Mims e arriti suksesin në vitin 1968 në olimpiadën që u zhvillua në kryeqytetin meksikan.

Klan News