Greta Koçi këngëtarja e talentuar e muzikës shqiptare ka publikuar para pak minutash këngën më të re të titulluar “Atij” në kanalin  e saj zyrtar në youtube.

Një këngë  ritmike me një dedikim të veçantë  dashurie  pritet të pëlqehet  sidomos nga femrat .

Në zhanrin “Dancehall”  kënga do të jetë e ndërthurur dhe me motive orientale të muzikës.

E veçanta tjetër e këngës është klipi i realizuar  në mënyrë profesionale që na e sjellë Gretën plot sharm dhe në një super formë fizike.

Refreni:

Po më duket une kaq, kaq e pata.

Se vetem Ti ,mi nxjerr senet e prapta

Po më duket une kaq, kaq e pata.

Kur jam me ty une s’jam e afta

Paralelisht me këngën, Greta ka publikuar në instagram dhe një foto ku duket tatuazhi më i ri “ Born to be a star” i cili është komentuar shumë pozitivisht nga fansat e saj./tvklan.al