Tirana po bën më të mirën ndërsa priti samitin e fundit të Komunitetit Politik Evropian.
“Liderët e 47 vendeve dhe organizatave evropiane u mblodhën në kryeqytetin shqiptar për sfidat më të mëdha të kontinentit.” Kështu nis “France 24” për këtë ngjarje të madhe.
Në një intervistë eskluzive për median franceze Kryeministri Edi Rama shprehu krenari për organizimin e samitit.
“Për ne është një nder që jemi në gjendje të mirëpresim këtë samit dhe është një privilegj që jemi pjesë e kësaj tryeze të rrumbullakët që bashkon të gjithë liderët evropianë për të diskutuar situatën aktuale dhe sfidat që ne përballemi”, shprehet Kryeministri Rama.
Media tjetër e shtetit fqinj “Il Sole 24” shkruan se që nga krijimi i këtij samiti në vitin 2022 kjo është hera e 6 që mblidhen dhe këtë herë ndalesa është në Shqipëri.
Media e njohur raporton se fati e deshi që takimi i liderëve evropiane vjen pas takimit të dështuar në Stamboll midis Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidentit rus Vladimir Putin. Mediat e tjera si “Sky Tg com 24” dhe “Rai News” kanë pasqyruar në faqet e tyre vizitën e kryeministres Giorgia Meloni në vendin tonë.
“Rama e pret në gjunjë”, është titulli i medias Rai News që sjell edhe një reagim të kryeministres mbi qendrat e pritjes së emigrantëve të huaj në vendin tonë në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar.

“Nuk pata kohë dhe nuk do të kem kohë për të vizituar qëndrat e pritjes së emigrantëve në Shqipëri, por ne po ecim përpara, më duket se puna tregon, edhe për shpejtësinë, funksionimin e riatdhesimeve dhe tregon se, siç premtuam, po ecim përpara”, tha Meloni pas mbërritjes në Tiranë.
Kjo pritje e ngrohtë e Melonit nga Rama u komentua edhe nga media greke Protothema.
Pritja u mbajt jashtë, por në shi, duke bërë që shumë njerëz të vinin re atletet e Edi Ramës, të cilat u bënë kryefjala e vërtetë.

Më herët agjencia tjetër prestigjoze “Associated Press” i ka kushtoi një artikull samitit në Tiranë ku thekson se organizimi i kësaj ngjarje vjen pasi Partia Socialiste në pushtet e Edi Ramës fitoi zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Vëmendje nga mediat mori edhe nje video e krijuar nga inteligjenca artificial ku liderët e samitit paraqiteshin si fëmijët dhe thonin “Mirësevini në Shqipëri” duke shkaktuar të qeshura në samit.
Klan News