“Zonjat e para” të shteteve duket se nuk i kanë mirë punët me mediat. Brigitte Macron shpeshherë është kritikuar për shkak të shpenzimeve të mëdha dhe jetën e luksit që ajo bën. Edhe këtë herë nuk i ka shpëtuar syrit të kritikuesve.

Në një vizitë që çifti presidencial zhvilloi në Egjipt, ranë në sy atletet të markës “Louis Vitton”, që gruaja e Presidentit të Francës mbante veshur. Jo më pak se 800 euro është çmimi i tyre, çka ka bërë që rrjetet sociale të shpërthejnë në kritika kundrejt 65 vjeçares.

Shumë persona e kanë akuzuar Brigitte, se po shkel mbi rrogën e një punëtori. Zonja e parë u detyrua të japë sqarim përsa i përket veshjes së saj, duke thënë se ishin thjesht për të reklamuar stilistët francezë.

Megjithatë kjo deklaratë e saj nuk e ka ulur zemërimin e popullit francez. Ata e kanë konsideruar një veshje jo të denjë për një zonjë të parë dhe I kanë kujtuar Brigitte Macron koston e lartë të jetesës së qytetarëve të thjeshtë.

Shumë prej tyre e kanë quajtur  të patolerusheme sjelljen e 65 vjeçares, duke shtuar edhe më shumë zemërimin. Vala e zemërimit ndaj zonjës së parë vjen në kohën kur mijëra qytetarë francezë kanë muaj që protestojnë në qytete të shumë, për çmimet e larta të karburanteve, rritjen e taksave dhe shtrenjtimin e produkteve të tjera jetike.

Klan Plus