Vrapoi me një shpejtësi 35km/h për të shënuar

Erling Haaland është një golashënues i jashtëzakonshëm, por edhe tepër i shpejtë.

Sulmuesi i Borusia Dortmund vrapoi me një shpejtësi 35 kilometra në orë për të shënuar golin e tretë ndaj Borusia Munchengladbach-ut.

Haaland ishte i pakapshëm duke përshkuar distancën prej 93 metrash para se të dërgonte topin në rrjetë.

Ky gol vulosi suksesin 3 – 0 në javën e parë të sezonit të ri për Dortmundin.

Tv Klan