Kariem Hussein humbet Tokyo 2020, pezullohet me 9 muaj

Nuk ka shkuar ashtu siç kishte parashikuar pjesëmarrja në Lojërat Olimpike të Tokios për atletin zvicerian, Kariem Hussein.

32-vjeçari i është nënshtruar një testi të befasishëm të dopingut ku ka rezultuar pozitiv. Edhe masa e organit më të lartë të atletikës ka qenë e shpejtë, që e ka pezulluar sportistin me nëntë muaj nga çdo aktivitet kombëtar dhe ndërkombëtar.

Hussein, kampion Europe në vitin 2014 në garën e 400 metrave do të garonte në këtë disiplinë dhe në Lojërat Olimpike të Tokios.

Zviceriani ishte kandidat potencial për medalje në Japoni, por përdorimi i stimulueseve të ndaluara bëri që ai të humbiste mundësinë për të zbritur në pistë. Ende është e paqartë nëse atleti do të zëvendësohet dhe kush do e marrë vendin e tij.

Klan News